Një barkë peshkatarësh e shfaqur në brigjet e Japonisë, në fakt është një barkë që ishte zhdukur pas cunamit që kishte goditur vendin pothuajse dhjetë vite më parë.

Barka e vogël është gjetur në ishullin Hachio në fillim të këtij muaji, nëntë vite dhe nëntë muaj pas që oqeani e kishte “gëlltitur” në afërsi të Kesenume, qytet ky 650 kilometra në veri të Hashit.

Tërmeti i fuqisë 9.0 shkallë të Rihterit që në mars të vitit 2011 shkaktoi cunamin, ua kishte marrë jetën afro 18 mijë njerëz në Japoni duke shkatërruar pjesën më të madhe ku shfrytëzohej nga peshkatarët.

Shoqata e peshkatarëve lokalë ka konfirmuar se barka është 5.5 metra e gjatë dhe i përkiste flotës së peshkatarëve në Kesenume, pasi i janë kontrolluar numrat e saj që janë regjistruar në agjencinë e statistikave.

Brenda barkës është gjetur një sasi e madhe koralesh, që ka nxitur dyshimet se ku ka qenë gjatë gjithë kohës para se të përfundonte në Hachio, 300 kilometra në jug të Tokios.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: