AlbChrome, në bashkëpunim me Bashkinë e Burrelit i kanë ardhur në mbështetje me ndihma ushqimore 50 familjeve në Burrel, Macukull, Lis dhe Komsi.

Emergjenca e krijuar nga përhapja e COVID-19 ka krijuar vështirësi për të gjithë shoqërinë shqiptare. Albchrome iu përgjigj menjëherë kërkesës së Bashkisë së Burrelit për të ndihmuar familjet që janë në kushte të vështira ekonomike në qytetin e Burrelit dhe rrethinat e tij. Zonat e thella e kanë ndjerë më shumë këtë situatë të vështirë prandaj edhe AlbChrome ka vendosur që në këto momente t’u qëndrojë sa më pranë komuniteteve ku është i pranishëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo nuk është nisma e vetme e AlbChrome në ndihmë të familjeve më në nevojë. Vetëm pak ditë më parë AlbChrome dhe Spar Albania i mundësuan furnizime ushqimore 100 familjeve në qytetin e Bulqizës.
Këto nisma do të vazhdojnë, si një vizion tashmë i konsoliduar i Grupit Balfin (pjesë e të cilit është dhe AlbChrome) mbi përgjegjësinë sociale, pavarësisht situatës aktuale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb