Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, denoncon në faqen e tij të “Facebook” se politikanët e kanë marrë në qafë Lushnjën, që sipas tij, “ngeli përfundimisht fshati më i madh i Fierit”.

“Me nje te rene te lapsit me absurditetin me te madh pa i pyetur keta njerez te urte dhe asnje grup interesi, pa asnje vlersim apo analize Gjykata e Lushnjes, pas 100 vitesh, e heqin nga qyteti i Kongresit”, shkruan deputeti.

Postimi i deputetit Korreshi:

Sa turp me Lushnjen! Lushnja ngeli perfundimishte fshati me i madh i Fierit. Ne politikanet e morem me qafe. Lushnjaret me butesine e tyre pranojne fatin e tyre te zi ne heshtje. ? Trishtim!

Me nje te rene te lapsit me absurditetin me te madh pa i pyetur keta njerez te urte dhe asnje grup interesi, pa asnje vlersim apo analize Gjykata e Lushnjes, pas 100 vitesh, e heqin nga qyteti i Kongresit.

Te gjithe sot heshten!

Vetem avokatet u degjuan para dyerve te Gjykates e bojkotuan proceset Gjyqesore.

A thua e bene vetem per vete ?? ?

Une them jo. Jo sepse ata jetojne aty, familjet e tyre po ashtu te gjithe Lushnjaret zdo ta kene me kete komiditet per mos te folur per ekonomine qe çdo gje do tju dyfishohet.

Te nderuar qytetare te Lushnjes reagoni ose do te ktheheni ne fshat.

Bashke me Gjykaten iken edhe Prokuroria, Sherbimi i Proves dhe Permbarimi.

Eshte samar i rende qe do tju lej pasoja.

Dite e trishtuar e ardhme e zymte. ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb