ITALI– Gjenden në Itali pas 14 vitesh dy piktura të Van Gogh-ut, të cilat ishin vjedhur gjatë një bastisjeje dramatike në muzeun e Amsterdamit më 2002. Sipas mediave, mësohet se punimet janë marrë nga mafia në Napoli.

Muzeu Van Gogh në Amsterdam tha se gjetja e tyre është rezultat i një kërkimi masiv nga prokurorët italianë dhe zyrtarët e krimit të organizuar. Pikturat janë marrë kur hajdutët kanë përdorur çekanë dhe mjete të tjera të forta për të hyrë në muze.

Sakaq, policia italiane tha se ato janë gjetur në gjendje të mirë në një shtëpi në qytezën Kastellamare di Stabia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb