TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në përfundim të mbledhjes ‘maratonë’ të qeverisë që ka zgjatur mbi 16 orë.

Rama shkruan se ‘kaluam në skaner çdo sektor dhe miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri’, teksa iu thotë ministrave se ‘mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet’.

“?Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë?
#QEVERIeSHUMICËS??#JOeDisave”, shkruan Rama.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: