Falja e namazit të Bajramit është realizuar për herë të parë, pas 18 vitesh, tek vendi ku ka qenë Xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu. Sipas tij, pas shumë bisedimeve me organet gjegjëse, është arritur një marrëveshje e tillë.

“Komuna e Mitrovicës Veriore, si dhe Policia, kanë garantuar siguri për një gjë të tillë”, ka thënë Veliu. Vërehen masa të shtuara të Policisë tek lokacioni i xhamisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: