SHBA

Ellen DeGeneres tha për Hollywood Reporter se po planifikon t’i japë fund shfaqjes së saj, ELLEN TV SHOW, në 2022-in.

“Kur je një person kreativ, duhet të sfidohesh vazhdimisht – dhe aq sa e mrekullueshme është kjo shfaqje, aq argëtuese është, por nuk është më një sfidë,” – tha DeGeneres në një intervistë të botuar të mërkurën. Kur realizuam emisionin e 3000, të gjithë u emocionuam. Përqafuam njëri-tjetrin me lot në sy, por ka ardhur koha, edhe pse do të jetë e vështirë.”

DeGeneres tha gjithashtu se po mendon për hapat e saj të ardhshëm profesionalë.

“Unë kam disa ide, por agjenti im thotë: ‘Pse thjesht nuk rri ulur për një minutë? Kaq shumë sa je rraskapitur ti, s’e di se çfarë do të thotë të rrish ulur.’ Dhe nuk e di se për sa kohë do të jem në gjendje ta bëj atë, sepse tani jam si një Ferrari. Unë kam vazhdimisht nevojë për të ecur përpara.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: