Gazeta britanike “Indipendent” njoftoi se ka regjistruar përfitime, për herë të parë pas 20 vitesh pasi kaloi në versionin online.

Gazeta, edicionin e fundit të shtypit e publikoi në mars, në një situatë të rënduar financiare, ndërsa shtypi britanik regjistroi zvogëlim të të ardhurave prej reklamave.

Gazeta u ngrit në vitin 1986 prej tre gazetarëve dhe pas vendimit për të kaluar në ueb filloi të shënojë rritje të numrit të lexuesve. Në gusht ka pasur 74,3 milionë përdorues, që është për 18 për qind më shumë se në mars të këtij viti duke regjistruar përfitime për herë të parë pas 20 viteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb