Ilir Meta shprehet optimist se në zgjedhjet e 14 majit, kandidati për bashkinë e Durrësit,  i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, do të fitojë garën.

Në një reagim në Facebook, Meta shprehet integriteti, profesionalizmi dhe aftësia e Igli Carës për të ndërtuar ura bashkëpunimi me të gjithë, janë garancia se projekti i tij do të jetë gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm.

“Pas 23 vitesh, Bashkia e Durrësit do t’u kthehet qytetarëve dhe interesit publik!

Partia e Lirisë e bindur se fitorja e Igli Carës do të jetë fitorja e çdo qytetari të Durrësit.

Integriteti i tij, profesionalizmi dhe aftësia e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi me të gjithë, përtej bindjeve partiake, janë garancia se projekti i tij do të jetë gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm”, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: