Ashtu siç u paralajmërua, në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka pasur një përballje mes Denis Xhanit dhe babait të tij Mahmut alias Bekim Xhani. Një takim i shumëpritur ky nga Denisi i cili ka 24 vite që nuk e takon babain e tij.

Ai është ndjerë edhe më i braktisur kur fytyrën e babait e njohu nëpërmjet ekranit të televizorit, ku i ati në emision iu dilte në krah fëmijëve të së motrës të mbetur jetim. I kontaktuar nga emisioni, Bekim Xhani tha se emri Denis nuk i thoshte asgjë dhe se ai do vinte të fliste përballë me djalin që i thërret baba. Në këtë përballje emocionuese, babai është shfaqur i ftohtë, ndërsa përmend besimin si justifikim për mungesën prindërore tek i biri.

Evis Ahmeti: Si ndihesh përballë Denisit?
Unë ndihem mirë kudo që jam.
Evis Ahmeti: Ke një djalë tjetër?
Jo nuk kam.
Evis Ahmeti: Kishe emocione kur e pe?
Jo nuk kam. Pse të kem. Jam poshtë me emocione. E kam takuar disa herë para Zotit. Para djallit jo. Ai ka bërë një emision, por e drejta është e Zotit. E kam takuar mbi 6 herë.
Evis Ahmeti: Denis sa herë e ke takuar babain?
Denisi: Një herë para 12 vitesh.
Ndërhyn babai: S’më ke takuar? S’më ke kapur dorën?
Denisi: Jo
Bekim Xhani: Zoti të faltë!
Evis Ahmeti: Kush është djali përballë teje?
Me këto që thotë që s’pranon që më ka takuar s’më thotë asgjë. Unë i kam shtrirë dorën.
Evis Ahmeti: Sa vite ke qenë me mamanë e Denisit?
Afërsisht 10 vite. Arsyet i kemi thënë në gjyq. Mospërputhje karakteresh.
Evis Ahmeti: Pse nuk e bërë prindërimin?
Unë i kam dhënë dorën. Denisi ka qenë duke i vënë blinda shtëpisë në Kavajë. Pranë bashkisë jemi takuar. Ka nja 5 vite.
Denisi: Nuk është e vërtetë. Unë nuk kam shtëpi fare.
Bekim Xhani: Ka qenë e vështirë. Pas divorcit unë kam shkuar, por nuk më pranonin. Madje çështja ka shkuar edhe në polici. Më tha një shoku im polic aty mos shko më. Me vajzën kam kontakt. I kam shkuar në dasmë dhe një javë pas martesës në shtëpi. 5 ditë para më tha Zoti mos shko, por unë shkova, por nuk piva ujë, sepse jam bektashi dhe eci në gjurmë të shenjtorëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: