Ilir Meta deklaron se një nga angazhimet e tij në të ardhmen do të jetë mundësia që qytetarët të shprehen përmes referendumeve. Presidenti i vendit tha se opozita ka qenë e kapur dhe e shitur dhe se më 25 Korrik të këtij viti do të ketë një ridimensionim të saj.

Me tone të ashpra ai u shpreh se e ka thënë edhe më parë se nuk mundet të fitohet ndaj kryeministrit Edi Rama me Lulzim Bashën, duke e quajtur këtë të fundit “kec”.

“Një nga angazhimet e mia në të ardhmen do të jetë që qytetarët të flasin nëpërmjet referendumeve dhe jo nëpërmjet “Këshillimeve”. Me 25 Korrik 2022 opozita do ridimensionohet. Opozita ka qenë e kapur dhe e shitur. Ndaj ndodhi ajo që ndodhi më 25 prill. Madje e kam paralajmëruar më herët… U kam thënë pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?!”, u shpreh kreu i shtetit për “Syri.tv”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb