IZRAEL

Politika e izraelit arriti një nivel tjetër absurditeti të martën kur kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me tre akuza të ndara korrupsioni, arriti të përvetësonte edhe postin e ministrit të drejtësisë, përfshirë me ministrit e tjera. Lëvizja e fundit e lë Netanyahun, i cili po shërben si kryeministër i Izraelit për më shumë se një dekadë, në kontroll të 4 ministrive, përfshirë atë të mbrojtjes, shëndetit, arsimit dhe tani, drejtësinë.

Vendimi i Netanyahut për të përvetësuar postin e ministrit të drejtësisë, e imunizon nga ligji, i cili e la të hapur ndaj kritikave. Tre akuza të kriminale kanë rënduar mbi Netanyahun që në shkurt, të cilat e kanë lidhur këtë të fundit me çështje të ndryshme të korrupsionit deri në favorizim politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb