KORÇA

Dy borëpastruese kanë bërë të mundur hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit,fshat i izoluar prej tre muajsh në bashkinë e Korçës,që prej rreshjeve të para që përfshinë juglindjen.

Gjatësia e kësaj rruge prej gati 3 kilometrash ka shfaqur mjaft vështirësi gjatë përiudhës së dimrit nga rreshjet dhe stuhisë së dëborës duke bërë që fshati Panarit të izolohej për muaj me radhë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshimet klimaterike dhe puna e vazhdueshme e ndërmarrjes së shërbimeve pranë bashkisë Korcë bënë të mundur që ky fshat më në fund të ketë lehtësira në qarkullim drejt fshateave të tjerë dhe pse jo me qytetin e Korçës.
Në vendin e quajtur ”Mashkullorë”, në zonën më problematike dëbora vijon të jetë prezente ndërsa trashësia e saj i kalon 2 metër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb