KOSOVA

Aeroporti ‘Adem Jashari’ i Kosovës ka pritur fluturimin e parë sot pak pas mesnatës pas 3 muajsh mbyllje nga pandemia e koronavirusit.

Tashmë fluturimet janë të hapura dhe nga Prishtina, por i pari që erdhi ishte aeroplani nga Bazeli i Zvicrës i cili u ul saktësisht në Prishtinë në orën 00:50.

Pas 3 muajsh edhe ky aeroport i është rikthyer normalitetit teksa Kosova shënon shifra shqetësuese sa i përket COVID-19, të infektuarve dhe viktimave.

 

NJOFTIMI NGA AEROPORTI I PRISHTINËS

Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë nga Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb