Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu u thirr në SPAK ku për 3 orë dha dëshminë e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit. Lajmi u bë i ditur, për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Pas thuajse tre orësh tashmë Mziu ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK.

“Rakip Suli është i terrorizuar nga zgjedhjet e ardhshëm vendore. E fitoi bashkinë me 6%. Unë u pyeta si deklarues nuk mund të jap më gjatë shpjegime për shkak të sekretit të hetimit”, ka thënë Mziu.

Kryebashkiaku aktual i Kamzës kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre.

Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.

Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% t’i kalojë bashkisë për banesa sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: