Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë bërë të ditur se do të mbajnë samitin e pare të këtij lloji që nga muaji maj i vitit 2012. Ministria e jashtme e Kinës ka konfirmuar se samiti do të mbahet gjatë vizitës së kryeministrit Li Keçiang në Seul, më 31 tetor deri më 2 nëntor. Mediat japoneze raportojnë se samiti do të mbahet me 1 nëntor. Takime të tilla, tre palëshe, filluan të mbaheshin nga viti 2008 dhe janë mbajtur çdo vit deri më 2012, kur edhe u anuluan për shkak të rritjes së tensioneve midis Koresë së Jugut dhe Japonisë, sa i përket çështjes së femrave koreane të dhunuara nga japonezët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, marrëdhëniet rajonale janë tensionuar edhe për shkak të mosmarrëveshjes mes Koresë së Jugut dhe Japonisë për çështjen e disa ishujve të vegjël që gjenden në detin e Japonisë.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb