Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez fillon sot një vizitë zyrtare në Kubë, e para e një shefi qeverie të Spanjës që prej 30 vitesh, në çastin kur Havana i shikon europianët si aleatë të mundshëm përballë Donald Trump.

Në pushtet prej më pak se gjashtë muaj, kreu i ri socialist spanjoll do të qëndrojë dy ditë në ishullin komunist, me një axhendë ku përzihen politika, ekonomia dhe kultura.

Ky është kreu i parë i një qeverie spanjolle që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kubë prej 30 vitesh, i fundit kishte qenë socialisti Felipe Gonzalez në vitin 1986. “Pedro Sanchez synon të normalizojë, stabilizojë dhe thellojë marrëdhëniet mes Spanjës dhe Kubës”, theksoi një burim në Madrid.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: