Prishtina ka prezantuar sot përforcimin më të ri në merkaton e verës. Mesfushori Mentor Mazrekaj është kthyer të luajë për skuadrën e kryeqytetit të Kosovës pas 4 viteve të kaluara te Partizani në Kategorinë Superiore.

28-vjeçari nuk bënte më pjesë në planet e të kuqve të kryeqytetit shqiptar duke qenë se pavarësisht cilësive teknike të padiskutueshme, nuk arriti të shndërrohej kurrë në një futbollist që të udhëhiqte skuadrën drejt synimit madhor të titullit kampion. Problemet me dëmtimet dhe sjellja shpeshherë problematike e penguan shkëlqimin e pritur të Mazrekajt te Partizani.

Gjatë prezantimit të sotëm te Prishtina, skuadra ku ai ka luajtur 104 ndeshje deri në vitin 2013, mesfushori tha se ishte kthyer në shtëpi vetëm për të fituar titullin kampion. “Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar, me të cilin dua të rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish”, u shpreh Mazrekaj./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: