Pas shembjes së banesave në zonë ‘5 Maji’ në kryeqytetet, punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjen e disa banesave të tjera në një tjetër lagjje.

Po ashtu edhe disa banorë janë shoqëruar nga policia në zonë e ‘5 Majit’, pasi kanë kundërshtuar shembjen e banesa, pasi shprehen se kanë dokumentacion të rregullt.

Ndërsa në njësinë,4.,  mësohet se është shoqëruar vetëm një qytetar.

Gazetari Osman Stafa tha për ‘Balkanweb’ tha se disa banorë kanë arritur një marrëveshje, por ka edhe shumë banorë të tjerë që nuk janë dakord për akt-marrëveshjen.

‘Kjo është zona dytë pas 5 Majit ku një numër i konsdiderueshëm i banesave janë shembur’, raportoi gazetari.

Sakaq e gjithë zona ka punonjës të shumtë policie për shkak të tensioneve mes banorëve të cilët nuk kanë arritur në një marrëveshje.

‘Shtëpia është me hipotekë. Jam fqinj i banorëve që po i shembet banesa. Janë njerëz që punojnë nuk kanë pasur probleme. I kanë hedhur në gjyq , edhe unë . Këtu ka ardhur e gjithë policia, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën, nuk kemi asgjë kundër projektit thjesht duam të dimë kush është përgjegjës i projektit dhe se çfarë do të bëhet’, tha një qytetar.

Sakaq është kërkuar kohë që të nxjerrin objektet e banesave apo bizneseve, por duket se kjo thirrje e tyre nuk është dëgjuar.

Aktualisht janë prishur rreth 4 objekte dhe aksioni do të vijojë gjatë ditës.

Është bërë më dije se në kuadër të projektit do të ndërtohen disa pallate që do të jenë në funksion të banorëve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu edhe banorët e kësaj zone do të strehohen në këto pallate, por mosmarrëveshjet lidhen me hapësirat që ata do të marrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: