Kur Jackie Chan kishte parë një Oscar në shtëpinë e Sylvester Stallones para 23 vitesh, kishte thënë se edhe ai e dëshironte një të tillë.
Dhe të shtunën, në ceremoninë e përvitshme të Governors Awards, aktori kinez dhe luftëtari i arteve marciale, më në fund e mori statujën e artë, një Oscar nderi për angazhimin e tij shumëvjeçar në industrinë filmike, njofton Tg.
“Pas 56 vitesh në industrinë e filmit, pasi kam bërë më shumë se 200 filma, pas aq shumë kockash (të thyera), më në fund”, deklaroi 62-vjeçari në momentin kur e mori çmimin.
Oscari atij iu nda nga bashkaktori në filmin “Rush Hour”, Chris Tucker, aktorja Michelle Yeoh dhe legjenda Tom Hanks, i cili e quajti “Jackie ‘Chantastic’ Chan”.
Në fjalën e tij, Hanks theksoi se Chan nuk e kishte marrë deri më tani këtë trofe, pasi filmat ku luan ai, komedi-aksion dhe me arte marciale, zakonisht nuk merren në konsideratë gjatë ceremonisë së Academy Awards.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: