Armenia 6 ditë pasi nisi luftimet në Nagorno-Karabakh ka shprehur gatishmëri për një armëpushim ndaj Azerbajxhanit.

Ministri i jashtëm armen deklaroi këtë të premte se Armenia ‘ul armët’ me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe të OSBE bazuar tek marrëveshjet e nënshkruara të vitit 1994-1995.

Por ndërkohë nuk dihet ende reagimi i Azerbajxhanit, Presidenti i të cilit premtoi luftë deri në momentin kur Armenia dhe trupa e saj ushtarake të kishte liruar plotësisht territorin e Nagorno Karabakh.

Prej 6 ditësh dy shtetet me një të shkuar të errët luftrash, iu rikthyen konfliktit duke shkaktuar dhjetëra të vrarë në radhët e ushtarëve e civilëve. Duket se Armenia pas deklaratave edhe të përbashkëta mes SHBA, Rusisë e Francës kanë reflektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb