Pas thuajse gjashtë orësh është dhënë edhe vendimi nga Gjykata e Posaçme për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe.

Ish-kryebashkiaku është lënë në burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se GJKKO ka vendosur ta dënojë me 2 vite e 4 muaj burg dhe i hiqet e drejta për 5 vite që të mbajë funksione publike.

“U deshën të pakën 6 orë që GJKKO të shpallte vendimin. Gjyqtari Bani e nisi dispozitivin, duke e deklaruar të pafajshëm për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe të pranishmit të sallë filluan të duartrokisnin, por kur e shpalli fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi, nuk u prit mirë dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar të pranishmit në sallë. Tushe ndodhet pas hekurave që në korrik të vitit të kaluar”, tha gazetarja Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: