Prodhimi i uraniumit në Gjermani më në fund i kalon historisë. Sot pasdite transporti i fundit i tij do të bëhet nga ambientet e pronësisë federale “Wismut Gmb” në Koenigstein, në juglindje të Dresdenit.

“Pas 75 vjetësh, kjo shënon fundin e një pjese të rëndësishme të historisë gjermane që filloi gjatë Luftës së Ftohtë dhe vazhdon të ketë një ndikim edhe sot”, shpjegoi kompania.

Gjermania nuk është më në listën e vendeve prodhuese të uraniumit. Dërgesa e fundit përfshin një përzierje prej 19,5 tonësh ujë dhe oksid uraniumi, uranium i ndarë gjatë pastrimit të ujit në Koenigstein dhe i ruajtur në dy kapanone.

Përzierja e uraniumit i është shitur kompanisë amerikane “Nuclear Fuels”.
Nën mbikëqyrjen e Komunitetit Europian të Energjisë Atomike (Euratom) dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), të dy kapanonet u boshatisën për herë të fundit.

Prodhimi i planifikuar i uraniumit përfundoi në Gjermani në 1990, por 3,350 tonë uranium u prodhuan ende gjatë pastrimit të operacionit të trashëguar në landet e Saksonisë dhe Thuringias.

Uraniumi do të prodhohet akoma në të ardhmen. Por, sasitë do të jenë aq të vogla sa që ndarja nuk ka më kuptim. Deri në vitin 1990, Gjermania Lindore ishte prodhuesi i katërt më i madh i uraniumit në botë.

Nga 1946 deri në mbylljen e tij, 216 350 tonë u prodhuan dhe u dërguan në Bashkimin Sovjetik, i cili përdori elementin radioaktiv për programin e tij bërthamor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: