SHBA

Gabrielle Union bëhet nënë për herë të parë. Aktorja e njohur nëpërmjet një postimi në Instragm ka njoftuar të gjithë për fëmijën e tyre të mrekullisë. Por rruga deri këtu për 46-vjeçaren nuk ka qenë aspak e lehtë.


Pas 9 abortesh, aktorja dhe bashkëshorti saj, Dwyane Wade kanë gjetur më në fund lumturinë. Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur, duke bërë të ditur se fëmija kishte lindur me një nënë surrogate, për shkak të pamundësisë së aktores për të mbajtur një shtatzëni.

“Jemi pa gjumë dhe të sfilitur, por kaq të ngazëllyer që të ndajmë fëmijën tonë të mrekullisë, që erdhi në jetë natën e kaluar përmes një nëne mbartëse dhe 11/7 do të gdhendet në zemrat tona si dita më e bukur. Mirëserdhe në festë vajza jonë e ëmbël.”- ka shkruar 46-vjeçarja në postimin e saj në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BallkanWeb)