Këngëtari i njohur amerikan R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg, i shpallur fajtor për shantazh, trafikim dhe abuzim seksual.

Pas rreth nëntë orësh, juria prej 12 antarësh arriti të merrte përfundimtar për këngëtarin e hitit “I Believe I Can Fly”.

“Për viktimat në këtë rast, zërat tuaj u dëgjuan dhe drejtësia më në fund u vendos, askush nuk e meriton atë që përjetuan gratë në duart e tij. Ose kërcënimet dhe ngacmimet me të cilat u përballën”, tha prokurorja në detyrë e SHBA Jacquelyn Kasulist jashtë sallës së gjyqit pas vendimit.

Dënimi i tij fillimisht ishte planifikuar për 4 maj, por më pas u shty dhe çështja u hetua. Prokurorët i kërkuan gjyqtares Ann Donnelly një dënim prej më shumë se 25 vjetësh për fituesin e Grammy-t, duke deklaruar në një memorandum dënimi se i dënuari mbështetej në famën dhe paratë e tij për të “mbartur dhe fshehur krimet e tij”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb