SHBA do të tërheqë trupat ushtarake nga Iraku. Deri në fund të vitit amerikanët do të përfundojnë misionin ushtarak, por një pjesë do të qëndrojnë vetëm për të stërvitur e këshilluar ushtrinë irakiane.

Ishte Presidenti Biden që mori vendimin pas një konsultimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Irakut, Mustafa al-Kadhimi.

Ndërkohë në Irak ka ende 2 mijë e 500 trupa ushtarake amerikane që po ndihmojnë në luftën kundër ISIS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb