Policia e Kosovës ka ndërmarrë mëngjesin e sotëm një aksion në veri të Mitrovicës, pak ditë pas atij për arrestimin e vrasësve të Oliver Ivanoviç. Aksioni, që po mbahet me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës u konfirmua nga zëdhënësi i prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare””, -ka thënë Lutfiu.

Kujtojmë se edhe ditë më parë, policia ka ndërmarrë një aksion të tillë ku ka arrestuar një person zyrtarë policor i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb