TIRANE- Pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu se rezultatet e reformës në drejtësi për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’ duhet të nisnin në fillim të 20018-ës, vjen një tjetër mesazh nga ndërkombëtarët.

Kështu, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn theksoi me tone të buta se procesi i vettingut duhet të japë rezultatet e para në fillim të vitit.

“Kemi diçka për të treguar, një histori të re, lidhur me progresin, ecurinë sa i takon kultivimit të drogës apo numrit të azil kërkuesit. Duhet të ndryshojnë disa deficite. Duhet të merremi me to dhe kjo na bashkon ne në përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë progres. Do nxjerrim një raport në janar. Do ketë edhe një samit ë do të pritet nga presidenca bullgare. Kjo tregon qartë punën e BE për anëtarësimin. Kjo do jetë një dritare mundësisht dhe mund të punojmë për rezultate konkrete për të arritur rezultate të hapjen e negociatave. Nga procesi i vettingut, pres që rezultatet e para t’i shoh në fillim të vitit. Ekipi i ONM vijon punën, dhe i kam takuar. Për mendimin tim të gjitha këto janë në rrugën e duhur dhe do thosha se në vlerësimin tonë Shqipëria është në rrugëtimin e duhur dhe do thosha që aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar që mbështet nga të gjitha forcat, nga të gjitha elementet, partitë politike, pra të gjithë”, tha Hahn.

DEKLARATA E DONALD LU
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu në prezantimin e rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit” në ministrinë e Brendshme bëri një apel tjetër të fortë dhe kërkoi rezultate në luftën ndaj krimit. Ai tha se ka ardhur koha që të kapen sa më parë peshqit e mëdhenj dhe se rezultatet duhet të shihen që në fillim të 2018-ës. “Të ndiqen penalisht peshq të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Së fundmi ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: “Dielli duket që në mëngjes”. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh”,- tha Lu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: