Moderatorja e njohur Dojna Mema ka zgjedhur 8 marsin për të dhënë një lajm tepër të gëzuar. Ajo ka konfirmuar se është në pritje të një fëmije e në javën e 16-ë të shtatzënisë.

Dojna ka zgjedhur të bëj një urim ndryshe për gratë në këtë ditë të veçantë për ta, duke shkruar në rrjete sociale:
“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate”.

Moderatorja ka publikuar një video, ku shfaqet duke mbajtur me duar barkun e rrumbullakosur dhe vështrimin e hedh drejt e në horizont. Kujtojmë se prej 1 viti Dojna ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me këngëtarin Vlashent Sata. Dyshja duken mjaft të lumtur dhe shihen vazhdimisht duke ndarë kohë së bashku. Dojna sapo mbylli një aventurë në Big Brother Vip, ku ishte moderatorja e “Fun Club”. Gjatë këtij formati, edhe moderatorja e emisionit, Arbana Osmani konfirmoi shtatzëninë e saj.

Osmani zgjodhi natën finale të spektaklit, duke zbuluar më pas dhe gjininë e fëmijës. Ajo, pas dy djemve pritet të sjellë në jetë një vajzë. Ndërsa nga ana tjetër, Dojna nuk ka zgjedhur të zbulojë gjininë e fëmijës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb