Pas arrestimit të Arben Çukos, një tjetër ish-deputet i Partisë Socialiste është shoqëruar në polici.

BalkanWeb mëson se i shoqëruar është Arben Ndoka pasi akuzohet për tjetërsim pronash.

Pak orë më parë në pranga përfundoi ish-deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko.  Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë të ditur se Arben Cuko dyshohet të ketë marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të një të dënuari. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: