Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë deklaruar se ekziston mundësia që vinçat kinezë që operojnë në portet amerikane mund të përdoren për të mbledhur informacione të ndjeshme dhe t’ i përçojnë më tej në Pekin.

Rreth 80 për qind e vinçave nga anije të ankoruara të përdorur në portet amerikane janë prodhuar nga ZPMC, një kompani e Shangait që përdor softuerin kinez.

Ato shpesh operohen nga stafi kinez në Amerikë me viza dyvjeçare. Vinçat e kompanisë janë përdorur në SHBA për dy dekada dhe kanë sensorë që mund të gjurmojnë kontejnerët në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendet ushtarake.

Bill Evanina, një ish-zyrtar i kundërzbulimit amerikan, i tha Ëall Street Journal, e cila raportoi fillimisht historinë: “Vinçat mund të jenë Huaëei i ri. Është kombinimi perfekt i biznesit legjitim që mund të maskohet edhe si grumbullim klandestin i të dhënave që më pas mund të përdoren nga shërbimet e inteligjencës”.

Huawei, një kompani kineze e telekomunikacionit, thotë se nuk është një kërcënim për sigurinë kombëtare, por SHBA-ja i ka ndaluar pajisjet dhe rrjetet e saj për shkak të dyshimit se po spiunonte për Pekinin.

FBI hetoi një vinç ZPMC në portin e Baltimores në vitin 2021. Kur agjentët kontrolluan vinçin, gjetën pajisje të papërcaktuara për mbledhjen e të dhënave të tilla.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha se raportet ishin paranojake dhe të dizajnuara për të mashtruar publikun amerikan.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë në gjendjen më të keqe prej disa kohësh. Grindjet rreth ambicieve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe Tajvanin, mbështetjen e saj të mundshme për Rusinë në luftën e saj me Ukrainën dhe tregtinë kanë shkaktuar tensione për disa kohë.

Uashingtoni u shqetësua muajin e kaluar kur një balonë e dyshuar spiune kineze u pa duke fluturuar mbi SHBA. Ai u rrëzua, por Kina këmbëngul se edhe pse pajisjet e mbikqyrjes së teknologjisë së lartë u gjetën në bord, ishte një balonë meteorologjike që kishte dalë jashtë kursit.

Nuk është e qartë nëse ndonjë vinç kinez dyshohet për ndonjë operacion specifik spiunazhi, por Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes vlerësoi vinçat në vitin 2021, duke arritur në përfundimin se kompania kishte potencialin për të bllokuar trafikun e portit dhe për të mbledhur informacione mbi pajisjet ushtarake që po transportoheshin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb