Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Te Barcelona janë të kënaqur që tashmë  ka kaluar në raundin e 16, pasi matematika nuk lejon të bësh llogari të tjera pasi pikët i ka siguruar. Valverde ka folur fillimisht për mungesën e Lionel Messit.

“Ne nuk deshëm të rrezikojnë me Leon. Në stërvitje të gjithë kemi kujdes, por ne e dinim se si do të ishte ndeshja e sotme”, tha ai.

Ai theksoi se djemtë e tij kanë zhvilluar një ndeshje të madhe.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të madhe. Qëllimi ynë i parë ishte për t’u kualifikuar, por mbi të gjitha si i pari. Ne kemi bërë më të mirën tonë, por na mungonte saktësia. Pastaj virtyti i Interit është se ata luajnë mirë në momentet e fundit, që ju kanë sjellë shumë pikë, mirëpo jemi të lumtur sepse kemi arritur të kualifikohemi”, shtoi Valverde.

Barcelona ka 10 pikë dhe luan me PSV dhe Tottenhamin në dy ndeshjet e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb