Pas takimeve të njëpasnjëshme me krerët e opozitës dhe anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Takimi mes ambasadores dhe Ruçit u zhvillua në zyrën e kryeparlamentarit, në Kryesinë e Kuvendit. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se temë diskutimi ka qenë Reforma Zgjedhore.

Ndërkohë, në një njoftim, Kuvendi thekson se “Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb