Pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në Presidencë për të bërë homazhe në nder të Bujar Nishanit, janë drejtuar Eduard Halimi, Isuf Çela, Edi Paloka dhe Aldo Bumçi.

Foto e momentit kur të katërt politikanët drejtohen për në Presidencë është siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa. Kujtojmë se arkëmorti i ish-Presidentit Nishani do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.

Ndërkohë të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb