Do të jetë Mauricio Sarri trajneri i ri i Çelsit. Pas bisedimeve që zgjatën 7 orë mes drejtuesve të klubit anglez dhe përfaqësuesit të Sarrit, palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Ka qenë presidenti i Çelsit, Abromoviç, i cili ka dhënë OK dhe është gati të paguajë 8 milionë euro për klauzolën e Sarrit. Klauzola skadon më 31 maj dhe megjithëse Napoli shkarkoi Sarrin, ka të drejtë të kërkojë shifrën e 8 milionë eurove për teknikun.
s
Lajmin për akordin mes trajenrit italian dhe bluve të londrës është bërë publik nga sajti italian “Sportitalia”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/7-ore-bisedime-abramovic-zgjedh-trajnerin-e-ri-te-celsit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb