Rikthimi në “Champions League” por edhe dëshira për të rivalizuar Juventusin ka bërë që Interi të bëjë një merkato cilësore këtë verë. Deri më tani zikaltërit kanë afruar Asamoh, De Vrij, Lautaro Martinez, Nainggolan, Politano, Vrajsalko dhe është shumë afër Vidalit.

Gjithsesi goditja e madhe mendohet të jetë Luka Modric, mesfushori i Real Madrid që do t’i jepte shumë fantazi skuadrës së Spalletti-t.

Si pasojë e afrimeve të shumta në numër, “Fair Play-t Financiar”, por edhe listës në “Champions” Interi tani është e detyruar të shesë.

Skuadrat e Serie A duhet të regjistrojnë 25 futbollistë, nga të cilët 4 duhet të jenë italianë dhe 4 nga sektori i të rinjve. Në aspektin e parë, zikaltërit janë në rregull, ndërsa në çështjen e të rinjve premtues, ka probleme.

“Fair Play Financiar” i imponuar nga UEFA për të rregulluar financat, ka një situatë më komplekse. Këtu, Inter ka një limit 22 futbollistë por jo vetëm kaq. Duhet të ketë barazi mes blerjeve dhe shitjeve në krahasim me pjesëmarrjen e fundit në kupat Europiane. Ndihmë për formacionin milanez janë lojtarët me parametër zero si De Vrij dhe Azamoah, por do të sakrifikohen dy lojtarë mes Dalbert, Galjardini, dhe Vesino që ndoshta nuk do jenë pjesë e Champions.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb