Pas një merkatoje me superblerjen e CR7, mesa duket shumë lojtarë nuk e kanë gjetur hapsirën në klub duke kërkuar largimin.

Sipas The Sun drejtuesve të Manchester United u duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë me lojtarë si Donny Van De Beek, Jesse Lindgard, Phil Jones, Eric Bailly, Anthony Martial, Diogo Dalot dhe Alex Telles. 4 prej këtyre futbollistëve të cilët janë edhe më të rinj në moshë mund të largohen në formë huazimi ndërkohë që emra si Martial, Jones dhe Telles do të shiten në mënyrë përfundimtare.

Manchester United vjen nga nje merkato verore me blerje si Varane, Sancho, Ronaldo.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb