Bruce Springsteen shet katalogun e tij muzikor.

“Negociatat për shitjen te Sony e të drejtave të këngëve të regjistruara të “Boss”-it janë në zhvillim e sipër, ndërsa ka ende pika për t’u përcaktuar për shitjen e katalogut të këngëve”, sipas Billboard, e konfirmuar edhe nga Variety.

Springsteen ka punuar me Columbia Records (që i përket Sony) që nga viti 1972, por në një moment të karrierës së tij, ndërsa rishikonte një kontratë, ai bleu të gjitha të drejtat për muzikën e tij.

Deri para disa vitesh, ishte shumë e rrallë që muzikantët të shisnin katalogët e tyre.

Trendi është bërë gjithnjë e më i shpeshtë në muajt e pandemisë, teksa të mëdhenjtë e rock-ut plaken dhe fillojnë të planifikojnë vazhdimësinë, duke fituar para nga prodhimi i tyre artistik në emër të trashëgimtarëve.

Dylan raportohet se e shiti të gjithë katalogun e tij te Universal Music vitin e kaluar për rreth 300 milionë dollarë, ndërsa Paul Simon i shiti Sony-t të drejtat për 60 vite këngë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb