MOSKË

Yulia Navalnaya, bashkëshortja e kritikut të pushtetit të Kremlinit, Aleksei Navalny, ka fluturuar me avion nga Rusia për në Gjermani.

Lajmii fillimisht u raportua nga agjencia e lajmeve Interfax, që ka cituar një burim të saj.

Alexei Navalny u dërgua në Gjermani verën e kaluar pasi u helmua në Siberi me atë që shumë vende perëndimore thanë se ishte një agjent nervor shumë i rrezikshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Navalny ndodhet tashmë në burg, pasi u arrestua në aeroport, pasi u kthye nga shteti gjerman.

Edhe gruaja e Navalnyt u arrestua nga autoritetet ruse gjatë protestave në mbështetje të liderit opozitar, por se u lirua pak orë më vonë.

Theksojmë se rreth 2300 mbështetës të tij janë arrestuar gjatë protestave të mbajtura kundër regjimit të Kremlinit.

Navalnyt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë pas rikthimit në atdhe nga Gjermania, ku ishte duke u shëruar me rastin e helmimit me nervin Novichok.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb