Nëse për shumicën e femrave problem mund të jetë gjoksi i vogël ka dhe nga ato që problem kanë gjoksin e madh. Një nga ato është edhe këngëtarja Venera Lumani e cila ka treguar në emisionin “Thumb” se ka dëshirë të zvogëlojë gjoksin.

Pyetur nga “Thumb” se cila është arsyeja që ka vendosur të shfaqë më shumë hiret, kjo e fundit ka treguar se në fakt nuk ka treguar asgjë dhe më pas kur është pyetur nëse do ta zmadhonte gjoksin ajo ka treguar se edhe pse nuk e shfaq në publik, ajo ka një gjoks të madh dhe madje do donte ta zvogëlonte.

Kujtojmë se këngëtarja e parë që ka zvogëluar gjoksin është Çiljeta Xhilaga e cila mori këtë vendim pas lindjes së djalit të saj Fernando, pasi gjoksi i madh po i shkaktonte probleme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: