Nga tifozët te futbollistët, të shumtë janë ata që kanë vendosur ta përjetësojnë Botërorin e Katarit me një tatuazh. Qendërsulmuesi brazilian Richarlison e përjetësoi veten mes Ronaldos dhe Neymarit.

Një fans i ri nga Argjentina e transformoi fytyrën e tij në një ‘altar’ dedikuar Messit. Tani është radha e Angel Di Maria, i cili ka vendosur të bëjë tatuazh në këmbë trofeun e Botërorit të ngritur në qiell në Lusail, pas finales së fituar nga ‘Selección’ me penallti kundër Francës.

“Në lëkurë për përjetësi”, – ka shkruar anësori i ‘Albiceleste’ dhe Juventusit në profilin e tij në Instagram, duke shoqëruar një foto ku pozon së bashku me Ezequiel Viapiano, tatuazhist nga Rosario, qyteti i lindjes së ‘Fideo’, por edhe Leo Messit.

“Faleminderit shumë mik, – shtoi Di Maria. – Të thashë që kur po bëmë tatuazh Kupën e Amerikës, këmba tjetër po priste këtë moment. Ishte shkruar. Vamos Argentina”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb