Policia italiane ka arrestuar 56 persona në të gjithë vendin për përfshirje në bandat e krimit “Ndrangheta”, duke sekuestruar 250 milionë euro.

Ky operacion i policisë vjen vetëm një javë pas arrestimit të arratisurit më të kërkuar në Itali, bosi famëkeq i mafias siciliane Matteo Messina Denaro të johur ndryshe si “Cosa Nostra“.

Akuzat me të cilat përballen të dyshuarit përfshijnë zhvatje, rrëmbim, trafik armësh, korrupsion dhe mashtrim.

Francesco Messina, drejtori qendror i organit kundër krimit të policisë kombëtare, tha se nga ky operacion janë çmontuar një grup i egër mafiozësh.

Banda “Ndrangheta” i ka rrënjët në rajonin jugor të Kalabrisë, por tani është përhapur në të gjithë gadishullin dhe në pjesën tjetër të kontinentit. Ajo është e përfshirë shumë në kontrabandën e drogës në Evropë, duke mbajtur lidhje të forta me kartelet e Amerikës së Jugut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb