Norvegjia ka vendosur të heqë shumicën e masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Jonas Gahr Stoere, në një konferencë shtypi bëri me dije se përhapja e virusit nuk ka gjasa të kthehet në rrezik për sistemin shëndetësor, dhe se shumica e masave të vendosura më herët kanë dhënë efektin e tyre.‘Restorantet do të lejohen përsëri të shërbejnë pas orës 23:00, puna nga shtëpia nuk do të jetë më e detyrueshme dhe kufiri aktual i 10 vizitorëve në shtëpitë private është hequr’, bëri me dije Jonas Gahr Stoere.

Ndër të tjera ai nuk hodhi poshtë mundësinë se kufizimet mund të rivendosen në të ardhmen, ndërsa sqaroi se distancimi social është ende i rekomandueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb