Një tjetër Komision ‘pro’ marrëveshjes për Portin e Durrësit. Është Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ai që ka miratuar marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Mbledhja u zhvillua me diskutime ndërsa deputetë të opozitës kanë kundërshtuar këtë projekt, duke theksuar se marrëveshja nuk ka transparencë, duke akuzuar gjithashtu qeverinë ‘Rama’ për korrupsion.

Më herët*

Projekti për Portin e Durrësit ka qenë në fokus gjatë mbledhjes së zhvilluar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese.

Xhelal Mziu: Nuk kemi pasur as konkurrencë. Sa është kostoja reale e çmontimit dhe transportit të këtij porti për të shkuar diku tjetër. A e justifikon këtë lloj përfitimi që kemi deri më sot? Alabbar me shumë bujë po i bëni jehonë si një person që do sjellë risi por në Kroaci e Serbi jo vetëm që nuk ka mbaruar por po zgjatet tej afateve që ishin vënë.

Besart Kadia: Pse mbrohet investitori Alabbar. Profili i Alabbar e kompanive të tij është me rëndësi në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjet me SHBA. Investimet e tij janë në SHBA. Të gjithë ndërtuesit vendas kanë aftësitë e tyre por në rast se do kishin këtë vizion do e kishin që në fillim te AIDA si ka bërë dhe Alabbar. Fakti që se’ kanë bërë tregon se nuk kanë qenë në vizionin e mundësitë e tyre. Nuk duhet të kemi pikëpyetje për projektin, të paktën të sjellim prova.

Kreu i Komisionit, Arben Pëllumbi: Ai nuk është Alabbar ai është zoti Alabbar një figurë e nderuar, themelues i Emaar, kryetari i bordit të Emaar është mendja e tij që transformoi atë qytet. Një njeri që arrin të sigurojë 2 miliardë të ardhura në vit personale, i lind nevoja të formojë një grup kompanish. Të mos flasim me konotacione sikur ca po ndodh..

Lefter Gështenja: Nëse 2.1 mld është vlera më e madhe e investuar në këto 30 vjet në Shqipëri duke qenë hera e parë do thosha që ky projektligj s’ka asnjë arsye të bëhet me procedurë të përshpejtuar por shqiptarët s’kanë prona për të humbur ndaj duhet ta marrim pak më shtruar. Mënyra si është proceduar lë shije të keqe, e thënë ndryshe kësaj pune i vjen era se ka nisur me zoti Muhamed e po përfundon me zotin Ramazan. Shqiptarët kërkojnë transparencë, tani që erdhi marrëveshja në parlament po marrin vesh çfarë po ndodh, 1 vit që negocion qeveria, a ka transparencë? Në materialet e ardhura për deputetët pas një presioni të madh në Parlament janë përsëri të paplota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb