TIRANE

Spektakli i së martës i “Big Brother VIP” nuk kaloi pa debate të forta. Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri, ishin dy banorët që debatuan me njëri-tjetrin. Aktorja e njohur u shpreh e ofenduar nga disa batuta të balerinit për “treshen”.

Shaqiri u shpreh se nuk e kishte aspak për Monikën, por ishte fjala për mjeljen e dhisë. Madje edhe Arjola, e cila është shoqe e të dyve, u shpreh se nëse balerini e ka pasur për aktoren, është një gjë shumë e rëndë, pasi nuk e pret nga ai.
Por mbrëmjen e djeshme, Iliri i ka habitur të gjithë teksa i ka dhuruar një të puthur në faqe Monikës. Megjithatë balerini shtoi më pas se “lufta” e tyre do të vijojë akoma.

Pjesë nga biseda e tyre:

Monika: Ça është kjo?

Iliri: Një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje vetëm se një puthje.

Monika: Vetëm një puthje

Iliri: Kisha nevojë të ta jepja dhe ta dhashë

Monika: Pra lufta jonë vazhdon?

Iliri: Sigurisht

Monika: Do luftojmë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb