Ndërsa deklaratat e minsitrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin Rama i cilësoi deklarata që vinin nga një gojë e shthurur dhe nga një mendje e errët për të cilat duhet të reagonte Presidentit Vuçiç, ai i doli në mbojtje edhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithë sa Vulin tha, Rama u shpreh se shpresonte “të ishte thjesht magjarllëku i një njeriu që është nën efektin e lëndëve helmuese luftarake”, ndërsa i ftoi “të mos humbasim kohë me zëra e nga e shkuara e largët”.

Rama tha se çlirimtarët padyshim ishin në Kosovë, ndërsa kriminelët, ishin ende në Serbi.

“Sa për UCK për mua janë çlirimtarë, vrasësit ishin në Beograd dhe për mua atje ka akoma vrasës. Asnjë personalitet serb nuk e ndryshon dot historinë për një fakt të thjesht. Nuk e sulmoi Kosova, Serbinë por ndodhi e kundërta, iu dogjën shtëpi e katandi, ishin nga Beogradi ishin ushtarët e Sllobodanit, u përdorën për djegie plaçkitje, përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë disa nënë dhe disa mbi dhe por janë në Beograd.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: