Pas deklaratave të të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane, David Wisner për Prokurorinë e Posaçme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se Shtetet e Bashkuara janë financuesit kryesor të reformës në drejtësi.

Në përgjigje të deklaratave të Wisner për “Panorama”, ajo tha se roli i Shteteve të Bashkuara është i padiskutueshëm.

“Sigurisht që e vlerësoj. Mos harroni se Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesit kryesor. Besoj e mbani mend fjalën e Ilir Metës që i kam dhënë fjalën ambasadorit për reformën në drejtësi. Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara është kontribuuesi kryesor. Dhe sigurisht ata do të kërkojnë që kjo reformë të jetë produktive pasi edhe ata do të japin llogari një ditë për paratë se si janë shpenzuar. Shtetet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishëm qoftë për ekzistencën tonë si shtet dhe luftës së Kosovës. Është tjetër gjë se si politika shqiptare do ta përdorë”, theksoi ajo gjatë konferencës për shtyp.

LEXONI EDHE: 

“Sanksionet ‘non grata’ për të korruptuarit do të vazhdojnë”, i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane për deklaratat e Ramës: SHBA ka investuar fort për reformën në drejtësi (E PLOTË)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb