Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Telegraph” shpjegoi rrezikun që i vjen vendit tonë nga ndikimi rus. Kështu e nis shkrimin për kryeministrin shqiptar agjencia ruse e lajmeve Ruposters.

Mediat ruse i kanë bërë jehonë intervistës që kryeministri Rama ka bërë për prestigjiozen britanike “The Telegraph”, ku i ka bërë thirrje SHBA-­së “mos na lini të biem në duart e rusëve”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nese SHBA injoron rajonin e Ballkanit, mund të çojë në ndikim më të madh të Rusisë”, citon media ruse “The Telegraph”.

“Deklarata nga kryeministri vjen në mesin e një krize politike, vetëm pak ditë nga bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës e cila kërkon një qeveri të përkohshme. Rama deklaroi vetë se është i gatshëm të japë dorëheqjen vetëm që më pas të udhëheqë kabinetin ndërsa akuzoi opozitën për bllokim të reformave. Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 18 qershor”, shkruan “Ruposters”.

Por realisht në intervistën për “The Telegraph” si edhe në të gjitha artikulimet e tij publike kryeministri Edi Rama nuk ka folur kurrë për dorëheqje.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: