Ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga zgjedhjet e parakohshme, ende nuk kemi një marrëveshje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas takimit që Kurti pati me Isa Mustafën, ka reaguar dhe anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit tha se ende nuk ka garanci që do të ndodhë koalicioni me LDK-në.

“Ne jemi shumë të interesuar të kemi koalicion me LDK-në. Do te punojmë shumë në këtë drejtim por nuk kemi garanci se kjo do të ndodhë. Garancia është vetëm përkushtimi jonë për jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Haxhiu, për Telegrafin.
Ajo ka shtuar se i kanë bërë propozim LDK-së. “Siç kemi thënë publikisht, ne i kemi bërë propozim LDK-së, presim mbledhjen e Këshillit Drejtues për propozimin tonë , siç kanë thënë”, u shpreh Haxhiu.

E pyetur se a do të ketë gjatë kësaj jave takim të Kurtit dhe Mustafës, Haxhiu nuk ka dhënë përgjigje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: