Problemet s’kanë fund për Manhcester Cityn i cili pas përjaështimit nga kompeticionet europiane për dy vite dhe gjobës 30 milion paund tashmë rrezikon dhe rrëzimin në dy kategori më poshtë.
Sipas Independent drejtuesit e FA janë mbledhur për të vendosur një dënim për Manchester City. Në rastin më të mirë mund të jetë një ulje pikësh por në rastin më të keq një rrëzim në League Two, ose dy kategori më poshtë.

Kjo pasi dokumentacioni që ka dorëzuar Manchester City në UEFA është i njëjtë me atë që dorëzon në FA para startit të Premier League, dhe nëse UEFA ka kosntatuar probleme atëhere dhe për FA është problem edhe pse rregullat janë pak të ndryshme.
Manchester City, klubi anglez i sheikut Khaldoon Al Mubarak u dënua pasi mbikaloi të ardhurat e sponsorizimit në llogari, pra nuk respektoi Fair Play-n financiar.

Në dekadën që lamë pas Manchester City sidomos nën drejtimin e Pep Guardiolas ka shpenzuar miliona euro për yje si Raheem Sterling, Kyle ëalker, John Stones, Ilkay Gundogan. Gabriel Jesus, Kevin De Bruyne, Leroy Sane, Bernardo Silva, Riyad Mahrez, Nicolas Otamendi të cilët pas këtij dënimi duket se do të bëjnë gati ‘valixhet’ për mos humbur për dy vitet e ardhshme Champions League edhe pse klubi e ka ccuar ccështjen në KAS.
Nëse FA do të marrë vendim të rrëzojë nga kategoria Manchester City, atëhere do të jetë një vendim i rëndë dhe një pikiatë për The Citizens pasi nga kampionë në fuqi do të detyrohen të fillojnë aventurën nga League Two.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb